Duket se shtetasit serbë e kanë të pamundur të ndajnë sportin nga politika, dhe këtë e kanë treguar në shumë raste.
Një shembull i fundit ka ardhur dhe mbrëmjen e sotme, teksa zhvillohen ndeshjet e vlefshme për Ligën e Kampionëve, aty ku merr pjesë dhe Crvena Zvezda e Beogradit.

Edhe pse ekipi serb po përballet me Barcelonën, tifozët e tij nuk kanë kursyer shfaqjen e hartës së Kosovës, të mbuluar me flamurin serb.
Ky flamur është shfaqur edhe në shumë raste të tjera, sa herë që një ekip serb luan ndeshje dhe jo vetëm kundër ekipeve shqiptare. Megjithatë, duket se UEFA zgjedh “të bëjë një sy qorr e një vesh shurdh”, duke mos reaguar në thuajse asnjë rast.