Ndeshja mes ekipeve të Championship, Millwall dhe Bristol Cityn në Angli ka dhuruar skena të turpshme dhune, në vend të futbollit.

Ndeshja përfundoi me rezultatin 0-1 dhe goli i vetëm në ndeshje u shënua nga 21-vjeçari Ivanoviç, por të gjithë vëmendjen e tërhoqi një sherr në mbyllje të takimit. Gjithçka nisi pasi trajneri i Miluoll, Aleks Neil, refuzoi që të shtrëngonte duart me rivalin Gerhard Struber. Për këtë reagoi kapiteni i Bristol Sitit, Xhejson që shtyu trajnerin rival.

Në ekipin e Bristol aktivizohet dhe futbollisti shqiptar Ansi Mehmeti, i cili gjatë momenti të konfliktit u përfshi vetëm në një moment, duke u munduar që të ndajë ata të cilët u përfshinë.

Humbja minimale në shtëpi djeg në javën e 19-të, pasi Bristoli tashmë qëndron jashtë zonës së “play off”.