Policia e Elbasanit ka publikuar planin e masave në kuadër të ndeshjes Skënderbeu-Dinamo Zagreb, e vlefshme për turin paraeliminator të Europa League që do të luhet nesër në orën 20:00 në Elbasan Arena.


350 efektivë policie do të angazhohen për mbarëvajtjen e ndeshjes, disa akse rrugore të qytetit të Elbasanit do të bllokohen dhe të gjitha lokalet rreth stadiumit do të jenë të mbyllura nga ora 17:00 deri në përfundim të ndeshjes.


Në njoftimin e shpërndarë për mediat policia u bën thirrje tifozëve të jenë të pajisur me biletë dhe kartë identiteti dhe të mos marrin me vete sende të paligjshme si fishekzjarre, monedha apo çelësa.


“Nga ora 16:00 e datës 24 gusht  nuk do te lejohet parkimi i mjeteve:


Në rrugën “11 Nëntori” nga “Kryqëzimi i Romëve” deri në dalje në unazë.


Nga rruga “Kozma Naska” deri tek ish – konservimi, nuk do të lejohet parkimi i mjeteve pasi do të përdoret për raste emergjente.


Nuk do të lejohet parkimi i automjeteve përreth dhe përballë stadiumit


Nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve nga “Kryqëzimi i Romëve” deri tek rruga “Kozma Naska”


Nuk do të lejohet Qarkullimi i mjeteve nga rruga “Kamber Sejdini”, “Kryqëzimi i Romëve” deri tek kryqëzimi me rrugën “Kozma Naska”


Lidhur me ndeshjen do të angazhohen 350 punonjës policie nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, Komisaraitet vartëse të saj dhe nga FNSH-ja e Tiranës.


Të gjithë sportëdashesit që do të marrin pjesë në këtë aktivitet, të jenë të pajisur me biletë dhe me kartë identiteti dhe të mos kenë me vete:



  1. a) sende të forta,

  2. b) shishe (të çfarëdolloji)

  3. c) fishekzjarre

  4. d) monedha apo metale (të çfarëdolloji)

  5. e) çelësa të ndryshëm


Në të kundert NUK do të lejohen të futen në stadium.


Në hyrje të stadiumit do të kontrollohen të gjithë sportdashësit”, sqaron policia.


23 gusht 2017 (gazeta-Shqip.com)