SkySport shkruan se Paris Saint Germain ka refuzuar më shumë se 220 milionë euro nga Real Madridi për Kylian Mbappe.
Siç duket, pronari i PSG dëshiron ta mbajë lojtarin me çdo çmim, pavarësisht se mund ta humbasë atë pa para vitin e ardhshëm.
Ndërkohë, më herët nuk munguan as provokimet. Khalifah Bin Hamad-Al Thani, vëllai i Tamim bin-Hamad, Emir i Katarit dhe pronar i fondit që menaxhon PSG ka provokuar klubin madrilen nëpërmjet një postimi në “Twitter”.
“220 milionë euro. Tani mund të telefononi, linja është e hapur”, ishte mbishkrimi i Khalifah Bin Hamad-Al Thani, i cili shpërndau një postim ku sipas “Sky Sports”, Reali e kishte rritur ofertën në 220 milionë euro.
Por siç duket as kjo ofertë nuk e ka bindur klubin e sheikëve.
media pressure..
It doesn’t work with the richest club on the planet..reality pic.twitter.com/6wLUXf5ec7
— خلـــيفة بـــن حمـــد آلــ ثانــــــي (@khm_althani) August 30, 2021