Spanja nuk u mjaftua vetëm me fitimin e Kupës së Botës 2026, por vendosi edhe një rekord historik.

Me triumfin 1-0 ndaj Argjentinës në finale, “La Roja” e mbylli turneun me vetëm një gol të pësuar në tetë ndeshje, duke regjistruar mbrojtjen më të mirë të një skuadre kampione në historinë e Kupës së Botës.

Asnjë kombëtare tjetër që ka fituar Botërorin nuk kishte arritur më parë ta përfundonte turneun me kaq pak gola të pësuar.

Kombëtarja e drejtuar nga Luis de la Fuente mposhti 1-0 Argjentinën pas kohës shtesë në finalen e madhe të Kupës së Botës 2026, duke ngritur për herë të dytë në histori trofeun më të rëndësishëm të futbollit.

Heroi i finales ishte Ferran Torres, i cili në minutën e 106-të përfitoi nga një top i mbetur në zonë dhe e dërgoi në rrjetë, duke i dhënë Spanjës golin e fitores dhe titullin botëror.

Ndeshja ishte shumë e luftuar dhe u mbyll pa gola në 90 minutat e kohës së rregullt. Spanja ishte skuadra që krijoi më shumë raste, me Emiliano Martinez që mbajti në lojë Argjentinën falë disa pritjeve vendimtare ndaj Lamine Yamal, Dani Olmos, Ferran Torres dhe Aymeric Laporte.