Deri në vitin 2008, kur mes të apasionuarve diskutohej se cila skuadër ishte favorite për një triumf ndërkombëtare, dilte gjtihnjë edhe emri i Spanjës. La Roja gjithnjë ka qenë një skuadër e fortë me futbollistë të një niveli botëror; Raul, Butragueño, Michel dhe më përpara në kohë Di Stefano, e madje edhe Ferenc Puskas e ka veshur fanellën e iberikëve. Rezultati? Një trofe i fituar, Evropiani i 1964 kur ishte Spanja e Luis Suarez. Para dhe pas këtij momenti asgjë…
Kthesa e madhe.
Viti 2008 përkon për kombëtaren spanjolle me një ndryshim total, një clic që transformoi një model futbollistik i parë me mosbesim në mendimin e vetëm të këtij sporti. Dhe jo rastësisht, ai ishte edhe viti kur Pep Guardiola u ul në pankinën e Barcelonës. Por fara ishte hedhur në tokë. Ajo që i mungonte kombëtares spanjolle deri në golin e Fernando Torres ndaj Gjermanisë në finalen e Euro 2008, ishte të dintë përdorimin e të gjithë vlerës teknike për të fituar e për të mos rënë në vetëkënaqësi. Luis Aragones, bossi i Spanjës kampione të Evropës në 2008, nisi të pikturonte kuadrin që u vijua më pas nga Del Bosque, Luis Enrique dhe të gjithë të tjerët.
Në 2010, Botërori i parë i fituar duke treguar se Spanja di të luajë edhe duke vuajtur, jo vetëm duke mbajtur topin. La Roja triumfoi në atë botëror duke i fituar ndeshje me vetëm 1 gol diferencë, përvec ndeshjes me Hondurasin që e fitoi me 2 gola diferencë. Rruga e përcaktuar ishte ajio e universalizmit futbollistik, e fenomenëve teknikë që zbresin në fushë për një objektiv akoma më të madh. Viti 2012 e konfirmoi dhe imazhi i serisë së trofeve të fituara nga skuadrat spanjolle në Evropë nuk bën gjë tjetër veçse vazhdojnë ta dëshmojnë.
Zgjerimi i dominimit
Spanja, nga ai vit e turje, krijoi futbollin modern. Ajo shkrirje e kualitetit me cilësinë, organizimit të lojës sistematike, por jo asfiksuese që e bën sot La Rojan skuadrën më të fortë në botë. Paraqitja ndaj Francës në gjysmëfinalen e këtij Botërori ishte një pasqyrë e asaj që është parë në këto 18 vite. Franca duke parë emrat, në letër është ndoshta skuadra më e fortë. Por Spanja është skuadër më e fortë dhe më e pjekur; alternoi armët e saj të luftës duke kaluar nfa mbrojtja ndaj sulmeve të Bluve te kundërsulmet ose te marrja në kontroll të operacioneve duke qarkulluar topin në mesfushë me një frekuencë që nuk mund ta barazojë askush. Iberikët mishëruan ndeshjen perfekte, atë ku treguan se dinë të bëjnë gjithçka.
Evolucioni-revolucion i paevitueshëm
Bota e futbollit, sidomos në Itali, vazhdon të trembet dhe të jetë i frikësuar nga ndryshimet sepse ka frikë se humbet identiteti. Por në 2021, kur Roberto Mancini drejtoi një Itali fantastike drejt fitores së Evropianit, rruga e ndërmarrë ishte ajo e përcaktuar nga Spanja; ai formacion luajti një futboll funksional, dinte të ndryshonte look dhe të përshtatej me rrethanat e sfidës. I Ashpër dhe fizik? Përgjigjja është e tillë. Teknik dhe me inteligjencë? Top që qarkullon, manovra dhe teknikë. PSG, dy herë kampion i Evropës radhazi ndoqi këtë rrugë; kush është në stol? Luis Enrique. Rrethi mbyllet dhe përgjigjja është e qartë; duhet të zgjasësh dorën dhe ta kapësh rastin. A është e lehtë kjo? Jo. Por pyesni njëherë ata që deri në 2008 kishin një kurrikulum me disfata e zhgënjime një shekullore dhe tani kanë në palmaresin e tyre 3 Evropianë e 1 botëror në 18 vjet me një tjetër finale botërori për ta luajtur si favoritë absolutë, nëse kjo mund të arrihet apo jo.
Kualiteti është i domosdoshëm
Por do të ishte gjithashtu jo realiste të thuash se ajo që ka bërë Spanja mund të bëhet kudo dhe në çdo kohë; nuk është kështu sepse jo të gjithë kanë në dispozicion futbollistët fenomenalë të La Roja. Por Spanja gjithnjë i ka pasur lojtarët fenomenale. Por tani është e aftë të realizojë një pikturë spektakolare duke shftyrëzuar plotësisht këtë talent në çdo aspekt. Një telajo e studiuar kaq mirë sa është e e gatshme të pranojë dhe të përfshijë çdo lojtar që ka dy kritere; kualitet dhe dëshirë për t’u shfaqur duke sakrifikuar. Nga Marc Cucurella te Lamine Yamal, në gjurmët e Sergio Ramos dhe Andres Iniestës, galeria e mrekullive spanjolle është e hapur dhe një shembull për botën e futbollit.
