Juventusi arriti një fitore spektakolare 4-3 ndaj Interit në raundin e tretë të Serie A, në një ndeshje të mbushur me përmbysje dhe emocione deri në sekondat e fundit.
Dueli u zhbllokua nga Kelly për Juven pas vetëm 14 minutash lojë, ndërsa Calhanoglu barazoi për Interin në minutën e 30-të me një goditje nga jashtë zone. Yildiz riktheu avantazhin 2-1 për Juven në minutën e 38-të, duke mbyllur pjesën e parë.
Në pjesën e dytë, Interi përmbysi rezultatin me gola të Calhanoglu dhe Marcus Thuram në minutat 65 dhe 76, por ndeshja u mbyll me një fund dramatik. Khephren Thuram barazoi për Juven në minutën e 83, ndërsa Adzic shënoi një supergol në shtesën e parë, duke i dhënë tri pikë Juven dhe rikthyer festën te “Zonja e Vjetër”.