Golfi italian është në zi pas humbjes tragjike të një prej talenteve më të rinj, Emanuele Galeppini.
I lindur në Xhenova dhe i rritur në Dubai, 16-vjeçari u identifikua midis viktimave të zjarrit shkatërrues që shpërtheu natën e Vitit të Ri në klubin “Constellation” në Crans-Montana, Zvicër. Tragjedia ka tronditur jo vetëm komunitetin sportiv italian, por edhe gjithë adhuruesit e golfit në mbarë botën.
Federata Italiane e Golfit: “Do të mbetesh përherë në zemrat tona”
Konfirmimi i lajmit erdhi nga Federata Italiane e Golfit, e cila shpërndau një mesazh prekës ngushëllimi në mediat sociale. “Ne vajtojmë ndarjen nga jeta të Emanuele-s, një atlet i ri që mishëronte pasionin dhe vlerat autentike. Ti do të mbetesh përgjithmonë në zemrat tona,” thuhet në mesazhin e Federatës.
Tragjedia e babait: Kërkimi dëshpërues në orët e natës së Vitit të Ri
Dhimbja e kësaj tragjedie është thelluar më tej me rindërtimin e ngjarjeve të natës së tragjedisë. Emri i Emanuele ishte përfshirë në listën e të zhdukurve të publikuar nga Ministria e Jashtme, dhe babai i tij, i cili kishte komunikuar me të për herë të fundit në mesnatë për t’i uruar një natë të lumtur Vitin e Ri, kaloi orë të pafundme në kërkim të tij. Ai vizitoi rrënojat e barit dhe spitalet lokale, duke bërë thirrje të dëshpëruara, pasi ishte i sigurt se djali i tij ndodhej brenda klubit kur shpërtheu zjarri. Më pas erdhi lajmi tragjik që shkatërroi shpresat e tij.
Emanuele Galeppini do të kujtohet gjithmonë si një premtim i madh për golfin italian dhe për komunitetin e sportit në përgjithësi. Tragedia ka lënë një boshllëk të madh, por trashëgimia e tij dhe pasioni për sport do të mbeten të gjalla në kujtimet e të gjithë atyre që e njohën dhe e mbështetën.