Spanja – E ekzagjeruar diferenca në ndarjen e të drejtave televizive (42% për Madrid e Barça, reston 18 skuadrat e tjera), në buxhet, në fatura, në gjithçka


Pretendentet – Reali dhe skuadra e Vilanovës janë kandidatet e vetme për titull. Kështu ndodh që prej 8 sezonesh (5-3 për blaugranët), ndërsa të tjerët luftojnë për vendin e tretë të fituar nga Valencia në 3-vjeçarin e fundit, por të mbyllur në kuotën 39, 25 e 28 pikëve distancë nga e para


Merkato – Një merkato shumë e kursyer, me 8 klube pa asnjë shpenzim (do të bëhen 7 kur Reali të marrë Lukas Modriç nga Totenhemi), 63.8 milionë të investuara në total (çerekun vetëm Barcelona për Zhordi Alba), na ofrojnë një La Liga, e cila bën llogari me krizën


Kampionati spanjoll është goditur nga kriza ekonomike


Mesi Ronaldo ne Real Madrid BarcelonaSot pasdite, Celta e Malaga do të hapin La Ligën numër 82. Fituesi do të jetë mes Realit të Madridit e Barcelonës, si ndodh prej 8 sezonesh (5-3 për blaugranët), të tjerët luftojnë për vendin e tretë të fituar nga Valencia në 3-vjeçarin e fundit, por të mbyllur në kuotën 39, 25 e 28 pikëve distancë nga e para. E ekzagjeruar diferenca në ndarjen e të drejtave televizive (42% për Madrid e Barça, reston 18 skuadrat e tjera), në buxhet, në fatura, në gjithçka. Një merkato për të kursyer, 8 klube pa shpenzime (do të bëhen 7 kur Reali të marrë Modriç), 63.8 milionë të investuara në total (çerekun vetëm Barcelona për Zhordi Alba), na ofrojnë një La Liga, e cila bën llogari me krizën. Disa të dhëna të përgjithshme përpara se të analizojmë skuadrat kryesore: vetëm 4 trajnerë të rinj, Vilanova te Barça, Pelegrino te Valencia, Ankuela te Granada, Jemez te Rajo, 12 pankina në duart e spanjollëve, 4 në ato të argjentinasve (Bielsa, Pelegrino, Simeone e Poketino), nga një në duart e Portugalisë (Mou), Francës (Montanier), Serbisë (Xhukiç), Kilit (Pelegrini).


BARCELONA — Vetëm një blerje, Zhordi Alba, ndoshta më i miri për cilësinë dhe çmimin në të gjithë Europën. Vilanova pas 4 sezonesh triumfuese si zëvendës i Pep Guardiolës, ngjitet në skenë dhe trashëgon një skuadër të madhe e të fortë me 50 gola të Mesit në La Liga, heq dorë nga Keita dhe për momentin edhe nga Abidal, promovon katër lojtarë të rinj nga kantera: Montoja, Dos Santos, Bartra e Muniesa. Pret Aleks Song dhe mbështet gjithçka te të rinjtë, nga e cila vijnë 17 nga 25 lojtarët në ekip. Pozicioni: vendi i parë ose vendi i dytë.


REAL MADRID — Çfarë mund t’i kërkosh nga skuadra, që për herë të parë në historinë e La Ligas koleksionoi 100 pikë dhe 121 gola? Projekti “Mou 3.0” nis me pritjen për ardhjen e Luka Modriç dhe me qartësinë se ka në dorë një skuadër të madhe, në Spanjë është praktikisht e pathyeshme. Pozicioni vendi i parë ose i dytë.


VALENCIA — Pas 3 vitesh në vendin e tretë me Unai Emeri kërkohet të qëndrojë në të njëjtin nivel, ndoshta me më pak se 39 pikë diferencë nga vendi i parë. Valencia është një nga të paktat skuadra që ka investuar në merkato: janë marrë lojtari i krahut nga Portugalia, Zhoao Pereira, argjentinasi Gago, meksikani Guardado dhe paraguaiani Valdez. Ndër të tjera është blerë gjysma e dytë e kartonit të Kanales. Shitjet e Maduro, Topal, Aduriz, Dealbert, Bruno e Miguel duket se i heqin vlerat një grupi të kompletuar. Pozicioni: vendi i tretë.


ATLETIKO MADRID — 120 milionët borxh kanë mbyllur rubinetet dhe skuadra e Simeones ka kaluar nga 70 në 1 milion euro investime në merkaton e verës. ‘Cholo’ e kishte gjithsesi një sulmues të madh si Falkao dhe një skuadër më shumë sesa dinjitoze dhe të përforcuar nga lojtarë ekspertë: ‘Cata’ Diaz në mbrojtje dhe ish-interisti Emre në mesfushë. Shto këtu Rodriguez, uruguaianin që i pëlqen Simeones. Ikën Diego, Dominguez, Pici, Asunçao, Fran Merida, Perea e Antonio Lopez. Pozicioni: zona Champions.


ATLETIK BILBAO — Surpriza më e bukur e 2012-s është në vështirësi të mëdha: lamtumira e Havi Martinez dhe ajo e mundshme e Lorentes, shto këtu edhe penalizmin në merkato e lënë Bielën me një grup të rinj lojtarësh dhe pa potencial ofensiv. Raportet mes ‘El Loco’ argjentinas dhe drejtuesve janë ftohur shumë. Pozicioni: një vend në kupat e Europës.