Një statistikë e rrallë dhe aspak e favorshme shoqëron Anglinë përpara një tjetër përballjeje historike në Kupën e Botës. 

Sfida e ardhshme do të jetë vetëm e katërta në historinë e “Tre Luanëve” ndaj kampionit në fuqi të botës dhe tre përballjet e mëparshme kanë përfunduar të gjitha me humbje për anglezët.

Historia nisi në vitin 1954, kur Anglia u përball me kampionët në fuqi të Uruguait në çerekfinale dhe u mposht me rezultatin 4-2. Tetë vite më vonë, në Botërorin e Kilit, radha ishte e Brazilit, i cili triumfoi 3-1 ndaj anglezëve. Ndërsa në Katar 2022, Franca kampione e botës fitoi 2-1 ndaj Anglisë në çerekfinale.

Tani Anglia kërkon të thyejë një histori 72-vjeçare dhe të bëjë atë që nuk ka arritur kurrë më parë: të eliminojë një kampion në fuqi të Botës në një ndeshje të Kupës së Botës. Përballja e radhës nuk është vetëm një duel për një vend në finale, por edhe një betejë kundër së kaluarës.

Statistikat mund të jenë një paralajmërim, por skuadra e drejtuar nga Thomas Tuchel synon të shkruajë një kapitull të ri, duke kërkuar fundin e një “mallkimi” që ka ndjekur Anglinë në skenën më të madhe të futbollit botëror.

Top Channel