Inter
Pas fitores në derbi kundër Milanit, tekniku zikaltër, Andrea Stramaçoni, i jep më shumë besim skuadrës për ndeshjet në vijim. Për mediat italiane, trajneri ka shpjeguar pse ndihet i kënaqur nga kjo fitore, ndaj ka dhënë arsyet e tij, duke thënë këto fjalë: “Derbi për ne ishte fitore me vlerë trefishe, sepse erdhi në kohën e duhur. Kjo fitore i jep shkak ekipit për të ecur më përpara dhe të shohë kampionatin më të qartë. Nuk kam frikë për të ardhmen e Interit, por them se do të rikthehemi më të fuqishëm. Besoj te kjo skuadër dhe them me bindje se do të triumfojmë në çdo ndeshje”, ka shprehur tekniku i Interit.