Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini, ka folur pas rikthimit total në fushë në një intervistë për “Sky Sport”. Ai tregon vuajtjet që ka kaluar gjatë sezonit të kaluar gjatë kohës që ishte i dëmtuar.
“Ishte një vit i vështirë në aspektin personal dhe shpresoj që marrëdhënia ime me dëmtimet të ketë mbaruar. Ajo që shpresoj për sezonin e ri është që të jem i gatshëm të ndihmoj ekipin tim dhe të mos të dëmtohem. Do të jetë një kampionat i vëshitrë dhe i çuditshëm, pasi ende ka pasoja nga karantina e disa muajve më parë.
“Gjithsesi ne jemi në një formë të shkëlqyer dhe mezi po presim që të fillojmë kampionatin. Suarez? Pirlo i tha të gjitha, kështu që unë nuk kam asgjë për të shtuar”, – e mbyll Chiellini.