Etrit Berisha


Përveçse një garanci për portën, ai di edhe të shënojë. Bëhet fjalë për portierin e ri të Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha. 23-vjeçari ka shënuar në ndeshjen e kthimit të turit të parë kualifikues të Europa League, ku Kalmari mposhti 4-0 irlandezët e Kliftonvil. “Gardiani” 23-vjeçar mori përsipër ekzekutimin e një 11-metërshi në minutën e 90 dhe ai nuk gaboi nga pika e bardhë, duke vulosur shifrat në 4-0. “Në periudhën e fundit nuk kemi pasur penallti në favor të ekipit tonë, por nëse në të ardhmen do të ketë, unë jam gati t’i ekzekutoj”, u shpreh vetë Berisha.