Finalja e Superkupës së Europës 2019 për të inauguruar “Arenën Kombëtare”. Një dëshirë që ka nisur të konkretizohet për të sjellë në vendin tonë një ndeshje të nivelit të lart kontinental. Federata e Futbollit konfirmoi se ka nisur procesin e plotësimit të dokumentacionit të nevojshëm, për kandidaturën e Shqipërisë si vend organizator.


Materiali voluminoz do të përpunohet nga një grup pune i ngritur në FSHF, i cili do të koordinohet nga sekretari i përgjithshëm i këtij institucioni, Ilir Shulku. Mes etapave të nevojshme për plotësimin e dokumentacionit janë të domosdoshme edhe çertifikimet e institucioneve shtetërore, duke nisur nga Ministria e Brendëshme, për të vazhduar me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit apo edhe Bashkinë e Tiranës.


Sipas njoftimit zyrtar të federatës, përpilimi i dokumentacionit të nevojshëm pritet të përfundojë në fund të muajit Maj, në mënyrë që kandidatura e Shqipërisë të jetë gati për datën 6 Qershor, kur Komisioni i Verifikimit të UEFA-s do të shqyrtojë plotësimin e të gjitha kritereve të kërkuara. Vendimi për qytetin që do të organizojë finalen e Superkupës europiane 2019 do të merret në muajin Shtator.


Përveç “Arenës Kombëtare” në Tiranë, në garë janë edhe Tuluza në Francë, Budapesti në Hungari, Haifa në Izrael, Astana në Kazakistan, Belfasti në Irlandën e Veriut, si edhe Gdansk-u dhe Varshava në Poloni.


 


Kandidatët për finalen e Superkupës Europiane 2019


Albania                          Tirana         National Arena


France                           Toulouse    Stadium de Toulouse


Hungary                        Budapest   Flórián Albert stadion


Israel                             Haifa          Sammy Ofer Stadium


Kazakhstan                   Astana        Astana Arena


Northern Ireland Belfast        Windsor Park


Poland                           Gdansk       Arena Gdansk


Poland                           Warsaw     Stadion Narodowy


25 prill 2017 (gazeta-Shqip.com)