Superliga e Europës duket se do të mbetet vetëm një “projekt 3D” dhe nuk do të vihet asnjëherë në skenë për shkak të kundërshtisë masive që ka hasur gjatë këtyre tre ditëve të fundit.
Nga Anglia mësohet se Manchester City është klubi i parë që ka komunikuar tërheqjen nga Superliga dhe po përgatitet ta bëjë këtë në mënyrë zyrtare. Të njëjtën gjë po bën edhe Chelsea. Edhe Liverpool po mendon tërheqjen.
Mediat angleze bëjnë me dije se pas turbullirave që shkaktoi krijimi i Super Ligës, Presidenti i Manchester United, Ed Woodward, ka dhënë dorëheqjen.
Sipas “talkSPORT”, vendimi vjen pas reagimeve të ashpra nga tifozët dhe klubet e tjera ndaj krijimit të kësaj lige nga 12 klubet më të pasura.
Ndërkohë, mbrëmjen e sotme pritet një mbledhje urgjente e klubeve nismëtare të Superligës.