Ashtu si Shqipëria, edhe Kosova shkroi historinë duke u kualifikuar për herë të parë në fazën e “play off”, për të kërkuar një biletë për në Kupën e botës 2026.

Në shortin e sotëm të hedhur në Zyrih, goglat i rezervuan Kosovës një kundërshtar si Sllovakia. Dardanët do të luajnë këtë gjysmëfinale në Sllovaki, në muajin mars.

Por duhet theksuar fakti se Sllovakia ende nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe kështu mbetet për t’u parë nëse politika do arrijë të ndërhyjë mes futbollit.  Ky short është dhe një motivim më shumë për skuadrën e Fodës, për të treguar veten dhe për t’u kualifikuar.