Leipzig vijon ëndrrën në Champions League, duke dhuruar surprizën e madhe ndaj Atletico Madrid në çerekfinale. Skuadra e Nagelsmann fitoi 2-1 në Lisbonë.


Atl Madrid ka zhgënjyer duke u eleminuar nga Champions League.


Spanjollët kanë bërë si rrallë herë një ndeshje të dobët ku nuk bindën as me lojë duke u mposhtur 2-1 nga Leipzig.


Pas një pjesë të parë pa gola gjermanët kapën në befasi mbrojtjen spanolle duke zhbllokuar shifrat me Olmo sapo filloi pjesa e dytë.


Megjithatë skuadra e Simeones barazoi shifrat në 1-1 me anë të një 11-metërshi të shëndërruar në gol nga Felix.


Ndërkohë, kur u mendua që sfida do shkonte drejt penalltive Leipizg shënoi golin e fitores 2-1 me Adams.


Tashmë Leipzig në Gjysmë-finale do të luajë ndaj PSG.