Muaji dhjetor ka qenë padyshim muaji i Ernest Muçit nga legjionarët shqiptarë, apo lojtarët kuqezi që luajnë në klube të huaja.
Ish-sulmuesi i Tiranës ka befasuar këdo në “Superligën turke” me paraqitjet dhe golat spektakolarë, për klubin e Trabzonsporit. Në muajin dhjetor sulmuesi kuqezi ka shënuar 4 gola duke u futur në një klasifikim statistikor me emrat e sulmuesëve më të mirë të të gjithë Europës.
Emra si Haaland i Manchester Cityt, Torres i Barcelonës, Ekitike i Liverpool apo Harry Kane i Bayern Munich kanë bërë më mirë se sa Muçi me nga 5 gola. Ndërkohë sulmuesi kuqezi me 4 gola, është në të njëjtin nivel me emra si Phill Foden i Manchester Cityt apo ylli francez i Realit të Madridit, Kylian Mbappe.




