Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, ka komentuar para mediave situatën e Armando Brojës dhe rolin e tij në skuadër, duke theksuar se rëndësi kryesore ka balanca e ekipit.

Sylvinho la të  kuptohet se konkurrenca në skuadër është e hapur dhe se lojtarët mund të provohen në pozicione të ndryshme. Trajneri nënvizoi se forma e lojtarëve ndryshon nga ndeshja në ndeshje dhe për këtë arsye vendimet merren sipas nevojës së momentit.

“Armando Broja ka bërë mirë në disa ndeshje me Kombëtaren. Me Serbinë pati një performancë të mirë. Por fokusi duhet të jetë që i gjithë ekipi të krijojë balancë. Nuk mund të përqendrohemi te një lojtar i vetëm. Ai është një nga 25 lojtarët që kemi. Sigurisht që një lojtar mund të bëjë një pozicion të caktuar dhe do të provohet. Për shembull, Uzuni mund të luajë djathtas, si sulmues i dytë ose majtas. Do të shikohet.

Mund të mos kesh një ndeshje të mirë, mund të largohesh nga loja dhe dikush tjetër mund të luajë më mirë. Kjo është e gjitha që kam për të thënë në këtë rast,”– theksoi Sylvinho.