Teksa kualifikueset e botërorit 2026 janë në prag, në Kombëtaren shqiptare të futbollit çështje është bërë trajneri Sylvinho.

Teknikut brazilian i përfundon kontrata këtë vit dhe dilemë mbetet nëse do rinovojë për të vijuar ende me kuqezinjtë.  Nga ana tjetër, duket se dyer të tjera po i hapen në horizont, madje në shtëpinë e tij, në Brazil.

Skuadra braziliane Botafogo po kërkon një trajner dhe duket se e vlerëson shumë 50-vjeçarin. Agjencia RTI Esporte mësoi se stafi i trajnerit, i cili prej dy vitesh është në krye të kombëtares shqiptare, ka folur këtë të martë përmes videokonferencës me amerikanin. Gjithsesi pritet të shohim se çfarë do të ndodhë pasi nuk ka një propozim zyrtar për brazilianin.

Një tjetër kandidat është edhe Roberto Mançini i cili shpalli Italinë, kampione Europe në vitin 2020.