Një moment emocionues është kapur nga kamerat pas përplasjes së Portugalisë me Kroacinë në Kupën e Botës 2026. Cristiano Ronaldo pati një ribashkim prekës me ish-shokun legjendar të ekipit të Real Madrid, Luka Modric.

Pas përfundimit të sfidës, ata patën një moment së bashku ku shkëmbyen disa fjalë të cilat luzitani i bëri të ditura përmes një deklarate për mediat.

“Kam luajtur me të për kaq shumë vite, jemi pothuajse në të njëjtën moshë. Ai është një legjendë e futbollit sepse ende luan shumë mirë dhe me cilësi të lartë. I kam thënë kaq shumë herë urime për gjithçka, më pëlqen të të shoh përsëri, të uroj gjithë të mirat për vitet e ardhshme të karrierës tënde”, zbuloi kapiteni i Kombëtares së Portugalisë.

Ronaldo dhe Modris dominuan skenën botërore gjatë kohës së tyre së bashku në Real.