E vetmja gjë që mungonte ishte njoftimi zyrtar, dhe tani është bërë: Luka Modriç do ta veshë përsëri fanelën e Milanit sezonin e ardhshëm. Klubi Rossoner njoftoi:

“AC Milan njofton se Luka Modriç ka nënshkruar një kontratë për një sezon tjetër, deri më 30 qershor 2027. Një pikë qendrore e mesfushës së Rossonerëve që nga mbërritja e tij, Luka ka qenë në gjendje të vërë përvojën dhe cilësinë e tij në shërbim të ekipit, si brenda ashtu edhe jashtë fushës.

Një nga lojtarët më të fortë dhe më përfaqësues në botë, kroati do të vazhdojë udhëtimin e tij me fanelën e Rossonerëve, për të cilën bëri 37 paraqitje dhe shënoi 2 gola sezonin e kaluar, me ambicien për të arritur momente të reja të rëndësishme. Luka Modriç do të vazhdojë të veshë fanelën me numrin 14 të kuqezinjve.”

Kroati gjithashtu donte t’u dërgonte një video-mesazh tifozëve kuqezinj: “Përshëndetje tifozë të Milanit, shihemi së shpejti. Forza Milan.” Dhe përsëri: “Jam i lumtur që qëndroj te Milani, një klub ku jam ndjerë i mirëpritur që nga dita e parë. Pas një viti që nuk i përmbushi pritjet, kam një dëshirë të madhe për t’u rikthyer.

Një sezon i ri dhe një sfidë e re na presin: një projekt në të cilin besoj dhe që më motivon. Jam gati të vazhdoj të jap gjithçka për këtë fanellë dhe jam vërtet krenar që i vesh këto ngjyra përsëri. Mezi pres të kthehem në San Siro dhe të dëgjoj ulërimat tuaja. Shihemi së shpejti, Forza Milan gjithmonë!”