Kush ka prekur më shumë topa, kush ka shënuar më shumë, kush ka dribluar më shumë etj.
Kush ka qenë lojtari europian që ka prekur më shumë topa në 10 vitet e fundit të Champions League, dribluesi më i madh apo edhe mbreti i asisteve? Për përgjigjen mjafton të shfletojmë studimin e Paninit. Kërkimi bëhet në një minierë numrash, të dhënash dhe statistikash të Champions League nga viti 2003 në 2012, një fotografi e vërtetë e evolucionit të lojës në turneun sportiv më të ndjekur të Europës.
Duke u nisur nga thelbi i lojës së skuadrave, duke kaluar te diagonalet, faza difensive dhe ofensive dhe duke të arritur tek e famshmja tashmë “tiqui-taca”, çdo eveniment i ndodhur në fushat e gjelbra të të gjithë Europës është vënë nën lupën e teknikëve të Paninit. Me një premisë: futbolli europian është në tentativë për të qarkulluar topin në mesatare gjithnjë e më të larta: në 10 vite ka pasur një avancim të jashtëzakonshëm në këtë drejtim. Ndërkohë, zbret përqindja e topave të humbur, fryt i një rritjeje të normës mesatare teknike dhe i një uljeje të vertikalizimeve të shpejta, që tani janë më pak të kërkuara. Po ashtu një vlerësim edhe për klasën e gjyqtarëve italianë: ndërsa 10 vite më parë fërshëllenin 20% më shumë të faulleve në krahasim me Europën, tani hendeku thuajse është mbushur, pavarësisht se edhe në Europë ka pasur një rënie të fërshëllimave me rreth 20%.
Rekordmenët e Champions
Topat e prekur – Ksavi ka qenë lojtari që ka prekur më shumë topa në 10 vitet e fundit. Në mënyrë të pabesueshme ai numëron 5 paraqitje më të mira në absolut: në Barcelona-Çelsi (2011/2012) e ka prekur topin ekzaktësisht 181 herë. Në total, në të gjithë edicionin 2010-2011 topat e prekur nga “merimanga” kanë qenë 1.342. Pas asit blaugran, i dyti renditet Andrea Pirlo, i cili ende vishte bluzën e kuqezinjve (142 prekje në Milan-Bryzh në 2003-2004).
Driblime efikase – Mesi e Kristiano Ronaldo janë specialistët e duelit një kundër një. Argjentinasi numëron 3 paraqitjet më të mira në një kompeticion të vetëm, portugezi mban paraqitjen më të mirë individuale në një garë të vetme: 15 driblime efikase në Mançester Junajtid-Lion (2004/05). Mes italianëve citojmë Alesandro del Pieron me 7 asiste në Juventus-Zenit (2008-2009).
Faulle të pësuara – lojtari që ka pësuar më shumë faulle në një kompeticion të vetëm ka qenë Deko në 2003/’04 (47 goditje dënimi të fituara). Më i keqtrajtuari në një ndeshje të vetme është Mesi në Barcelona-Real Madrid e 2010/11 (11 faulle të pësuara).
Asiste –Performanca më e mirë sezonale ka qenë e Ronaldinjos me Barcelona 05/06 (39 asiste), ndërsa rekordi në një ndeshej të vetme mbahet nga Bekham te Real Madrid-Olympiakos (04/05) me 11 asiste, i ndjekur nga Françesko Toti me 9 në Roma-Shakhtar (2010-2011).
Golat – Siç mund të mendohej është sërish Mesi protagonisti i golashënuesve: 14 gola në edicionin e fundit dhe 5 në një garë të vetme: Barcelona- Bajer Leverkusen (11/12). Argjentinasi mban edhe rekordin e gjuajtjeve në portë në një edicion të vetëm: 41 (2011-2012). Jo më kot Lionel Mesi është edhe njeriu që është shpallur golashënuesi më i mirë për 4 edicionet e fundit, ndërkohë që ka fituar edhe tri herë radhazi “Topin e Artë”.
Studimi
Kërkimi në një minierë numrash, të dhënash, statistikash të Champions League nga 2003 deri 2012, një fotografi e vërtetë e evolucionit të lojës në turneun sportiv më të ndjekur në Europë
Champions League
SOT
Grupi E
20:45 Nordsjaelland-Juventus
20:45 Shakhtar D.-Çelsi
Grupi F
20:45 BATE Borisov-Valencia
20:45 Lilë-Bajern Mynih
Grupi G
18:00 Spartak M.-Benfica
20:45 Barcelona-Sëlltik
Grupi H
20:45 Galatasarai-CFR Kluzh
20:45 Mançester J.- Braga
NESËR
Grupi A
20:45 Dinamo Z.-Paris S.G.
20:45 Porto-Dinamo Kiev
Grupi B
20:45 Arsenal-Shalke
20:45 Montpelie-Olympiakos
Grupi C
18:00 Zenit-Anderlecht
20:45 Malaga-Milan
Grupi D
20:45 Ajaks-Mançester S.
20:45 Borusia D.-Real Madrid