Mbrojtësi i Real Madrid, Marcelo nuk po kalon momente të mira në “Bernabeu”. E ardhmja e tij duket larg Realit, ndërsa së fundmi vetë futbollisti ka zbuluar se ku do të vazhdojë karrierën pasi të lërë futbollin e luajtur. Pasioni i tij duket se është të jetë berber dhe e ka nisur duke hapur një berberhane në Rio De Zhaneiro.
Nëpërmjet rrjeteve sociale, Marcelo ka bërë të ditur këtë nismë të tijën, duke siguruar që ishte menduar për një kohë të gjatë për të ndërmarrë këtë rrugëtim të ri në jetën e tij. Rregulli i parë në ambientet e saj që ishte vendosur në mur? Nuk lejohet të luhet me top futbolli!