Berat Gjimshiti, ka folur në prag të miqësores ndaj Kombëtarja e Izraelit, duke theksuar se skuadra po përshtatet me idetë e trajnerit të ri dhe se objektivi mbetet kualifikimi në turnetë madhore.
Mbrojtësi shqiptar u shpreh se grupi ka ruajtur bazën e lojtarëve të ciklit të kaluar, ndërsa janë afruar edhe elementë të rinj. Sipas tij, trajneri i ri, Maran, ka sjellë ide të qarta, megjithëse koha për t’i përvetësuar ka qenë e kufizuar.
“Objektivat janë të qarta. Duam të arrijmë atë që më parë dukej e pamundur për ne. Kemi nisur një cikël të ri dhe të gjithë jemi gati të japim maksimumin në fushë”, deklaroi Gjimshiti.
Kapiteni vlerësoi gjithashtu kundërshtarin e radhës, duke theksuar se Izraeli është një ekip që ka bërë progres në vitet e fundit dhe se ndeshja do të jetë një test i rëndësishëm për kuqezinjtë.
I pyetur për të ardhmen e tij me fanellën e Kombëtares, Gjimshiti përjashtoi idenë e tërheqjes në një afat të afërt.
“Nuk e kam menduar akoma largimin. Mendoj se do të luaj edhe për disa vite. Trupi im dhe gjithë rrethi që më mbështet janë gati për të vazhduar në nivele të larta”, tha ai.
Në përfundim, mbrojtësi theksoi se konkurrenca për një vend në ekip është e fortë dhe se të gjithë lojtarët janë të motivuar për të bindur stafin teknik.
“Do të synojmë gjithmonë më lart. Objektivi ynë është kualifikimi në turnetë e mëdha”, përfundoi Gjimshiti.
