Polonia dhe Ukraina mund të kenë avantazhin se do të luajnë në shtëpinë e vet gjatë Kampionatit Europian 2012, por nëse shikojnë se çfarë ka ndodhur në histori, atëhere nuk jemi më shumë të sigurtë për këtë avantazh. Skuadrat që kanë luajtur në shtëpi në Kampionatet Europiane të Futbollit kanë përjetuar fate shumë të ndryshme që kur ky kampionat filloi për herë të parë më 1960 dhe vetëm tre skuadra kanë dalë kampion duike luajtur në tokën e vet. Hera e fundit ka qenë Franca në vitin 1984. Portugalia iu afrua shumë në vitin 2004 por humbi përballë Greqisë në finalen e Lisbonës.


Rezultatet e arritura nga mikpritësit nuk janë shumë të mira as për kampionatet botërore, ku skuadrat që luajtën në shtëpi kanë fituar vetëm gjashtë nga 19 raste. Më poshtë po japim tre raste kur skuadrat vendëse e mbyllën me sukses.


1964, Europiani i Spanjës


Ndërsa Bashkimi Sovietik po luftonte për të mbrojtur titullin që patën fituar katër vite më parë në Francë, 80 mijë tifozë dolën në Santiago Bernabéu për të parë luftën e Spanjës për t’u shpallur kampion. Skuadra e José Villalongas u mbështet nga tifozët e zjarrtë dhe fituan titullin falë një goli të Marcelino në minutën e 84-rt. Mesfushori i famshëm Luis Suárez tha se triumfi qe rrjedhojë e mbështetjes së madhe të fitozëve. “Skuadrat e mëvonshme të Spanjës me të cilat luajta unë kanë qenë shumë më të mira por ne nuk arritëm të fitojmë diçka,” tha ai. “Ne patëm një mbështetje madhështore nga populli i Spanjës. Tifozët u identifikuan me ne, ndoshta për shkak se ne ishim një skuadër shumë e re që dëshironte të arrinte diçka. Kjo na ndihmoi shum, solli shumë qetësi për skuadrën dhe uli presionin mbi ne.”


1968 Europiani i Italisë


Spanja ia la rradhën Anglisë në gjysëm-finale, gjë që i mundësoi Italisë të realizojë atë një Spanja bëri më 1964. Të kaltrit fituan një titull me më shumë fat sesa Spanja. Qe një rast unik për të cilin portieri Dino Zoff tha: “Qe veçanërisht speciale për mua sepse unë luajta për Napolin në atë kohë,” tha ai. “Atmosfera qe e pabesueshme dhe të gjitha biletat qenë të shitura.” Italia doli në finale përballë Jugosllavisë, që qe një skuadër shumë këmbëngulëse.


1984 Europiani i Francës


U deshën njëzet vjet të tjera që pritësi i një Europiani të gëzonte tifozët e vet. Kapiteli Michel Platini qe ylli i Les Bleus duke realizuar golin e tij të nëntë në finale, një rezultat i paarritur nga askush tjetër. “Ky qe titulli i parë i fituar nga Franca pra qe një moment i madh për futbollin francez dhe sportin francez në tërësi,” komenton ai. “Franca qe shumë mirë gjatë të gjithë kampionatit. Qemë superiorë ndaj të gjithë të tjerëve.” 14 maj 2012 (gazeta-Shqip.com)