Largimi
Një nga lojtarët më të mirë të këtij sezoni për durrsakët, Tefik Osmani, i ka thënë më në fund “lamtumirë” Teutës. Mbrojtësit i ka mbaruar kontrata dhe dje ai ka marrë kartonin. Ofertat në drejtim të mbrojtësit nuk kanë munguar. Osmani preferohet shumë në Shqipëri (së fundmi e kërkon Bylisi) nga disa skuadra, por dëshira e tij është të provojë një aventurë në një kampionat të huaj. Pasi ka falënderuar drejtuesit, Osmani i ka uruar Teutës që vitin tjetër të shpallet kampione e Superiores.