Telashet nuk kanë të sosur për Gerard Pique! 250 varre janë gjetur në pronën e futbollistit të Barcelonës. Pique bleu një truall në Malaga, ku kishte në plan të ndërtonte një hotel luksoz. Në vitin 2015 pagoi rreth 20 milionë dollarë për të, por ndërtimi u pezullua.

Derisa të përfundojnë hetimet dhe të përcaktohet se për çfarë saktësisht bëhet fjalë, Pique nuk do të mund të merret me ndërtimin e hotelit.

“Kemi gërmuar rreth 250 varre, pjesa më e madhe e të cilave janë të boshatisura”, shpjegoi arkeologu Alberto Kumpian. “Me shumë mundësi këto varre nuk ishin përdorur asnjëherë dhe nuk janë të vlefshme që të ruhen. Kjo është një nga varrezat më të mëdha të zbuluara për periudhën e mbretërisë Nazari”, vijoi ai.

Pritet që boshatisja e varreve dhe zhvendosja e plotë e tyre t’i japë dritën e gjelbër projektit të Pique në janar, gjithmonë nëse nuk ka ndonjë të papritur tjetër.