Pas triumfit fantastik në Champions League që kulmoi me atë përmbysje epike ndaj Barcelonës në gjysmëfinale te Liverpooli është koha për shpërblimet dhe dhuratat. 28 telefona "IPhoneX" të personalizuar dhe të lyer me floririn më të mirë mundshëm në treg 24-karat.

Është kjo dhurata e veçantë që kanë marrë sëfundmi lojtarët e Liverpoolit përfshirë edhe trajnerin Jurgen Klopp nga kompania "iDesign Gold". Një telefon me emrin e futbollistit dhe numrin e tij të fanellës i lyer në ar 24-karat dhe logon e Champions League. Një telefon të tillë mund të personalizuar mund ta marrin edhe tifozët e klubit të kuq, por atyre do të shkonte paksa shtrenjtë sepse vlera e tij shkon nga 2300 në 3500 paund.