Manchester City bëri një përmbysje sensacionale ndaj Aston Villa-s për të fituar titullin kampion të Premier League.

Trajneri i The Citizens, vlerësoi veten dhe lojtarët duke thënë se ata janë legjenda dhe do të mbahen mend gjatë nga tifozët.

Pavarësisht dështimit në Champions League, Manchester City e përfundoi kampionatin duke dominuar futbollin anglez, që nga ardhja e trajnerit katalanas.

“Ne jemi legjenda dhe do të mbahemi mend gjatë. Ky grup lojtarësh do të jenë të përjetshëm për klubin. Duhet ta kuptojmë se sa e rëndësishme është e gjitha kjo. Rëndësia e fitores tonë matet me kundërshtarin që kemi. Nuk kam parë kurrë një ekip kaq të fortë sa Liverpool në jetën time,” tha Pep.

Ndërsa për faktin që Citizens po vuanin një humbje 0-2 e për 5 minuta kthyen rezultatin në 3-2, Guardiola nuk ngurroi të bënte një ironi.

“Telefonova ata të Real Madrid dhe më dhanë një këshillë shumë të mirë,” tha trajneri katalanas.