Momente tensioni kanë shoqëruar fundin e ndeshjes mes Elbasanit dhe Vorës në stadiumin “Elbasan Arena”, pasditen e sotme.

AF Elbasani u mposht 1-2 nga Vora, teksa në momentin që miqtë shënuan golin e barazimit, tifozët vendas kanë kaluar një nga gardhet rrethuese mes tribunave dhe kanë tentuar të përleshen me tifozët e Vorës. Gardhi i dytë dhe ndërhyrja e policisë kanë bërë që situata të qetësohet dhe ndeshja të vijonte.