Tensioni nuk mungon në stadiumin “Fadil Vokrri” para ndeshjes mes Kosovës dhe Turqisë.
Sipas mediave vendase, disa tifozë turq janë arrestuar nga policia për shkak të trazirave të shkaktuara. Nuk dihet ende si ka nisur tensioni, teksa raporti mes dy tifozerive është i afërt duke u cilësuar edhe si “vëllezër”.
Kosova ëndërron të luajë në Botërorin e parë të saj. Ndërkohë Turqia kërkon të rikthehet në këtë kompeticion pas 24 vitesh mungesë, teksa ka qenë tre herë në Kupën e Botës.



