Ditën e shtunë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli nisën një operacion të përbashkët ndaj Iranit duke e sulmuar vendin, sulme që sollën edhe vrasjen e liderit suprem të vendit Ali Khamenei.
Situata e krijuar që solli edhe reagimin e Iranit që sulmoi bazat amerikane në vende si Katari, emiratet e Bashkuara Arabe apo Kuvajti, bëri që të pezullohen të gjitha aktivitetet sportive. Kampionati iranian është pezulluar për një periudhë pa afat dhe në këtë ligë aktivizohet edhe futbollisti i kombëtares shqiptare, Jasir Asani, që është pjese e Esteghlal.
Një ditë pas sulmeve në vendin e Gjirit Persik, Jasir Asani ka reaguar në rrjetet sociale nëpërmjet një Instagram Story duke i siguruar të gjithë se është mirë dhe duke u shprehur se shpreson që gjithçka të kthehet në normalitet sa më shpejt.

“Përshëndetje! Jam mirë dhe shpresoj që edhe ju të jeni mirë, të jeni të sigurt dhe të lumtur në vendin tuaj të bukur. Shpresoj që shpejt gjithçka të kthehet në normalitet dhe se ka paqe për të gjithë”, shkruante Asani në postimin e tij të shoqëruar me emojin e flamurit iranian dhe atë të lutjes.

