Në Britani dhe Greqi vazhdon ende telenovela e Harry Maguire, i cili u arrestua në një ishull grek pas një sherri.


Fillimisht ylli i Manchester United hodhi alibine se dy ‘gangsterë shqiptarë tentuan t’i jepnin drogë përdhunimi motrës së tij’, por që u rrëzua nga gjykata.


Së fundmi ai ka një pretendim tjetër, një video që mund ta nxjerrë të pastër.


Media britanike “The Sun” shkruan se prokurori grek Ioannis Paradissis është talluar me yllin e Manchesterit, të cilit i kërkon ta bëjë publike videon ku pretendon se ‘dy shqiptarë tentuan të drogonin dhe përdhunonin motrën e tij’.


“Që nga fillimi avokati i tij donte të shtynte gjyqin duke thënë se kishte të paktën një video [telefon celular] që vërtetonte pafajësinë e tij… na tregoni videon atëherë. Pse ka marrë kaq shumë kohë?


Harry Maguire qëndroi në qelitë e burgut dy  ditë për t’u shfaqur më pas në gjykatë e për t’u liruar. Ai u lejua të kthehej në Angli, por futbollisti do të duhet të kthehet sërish në Mykonos.


Së fundmi, lojtari i Machnesterit ka apeluar vendimin që e shpall  fajtor për ryshfet në tentativë, dhunë, sulm verbal dhe sulm ndaj policisë.