Ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë u zhvillua pa incidente, edhe pse për mediat serbe, në Tiranë ndodhi terror.

Në fakt, i shin dy gjeste plotësisht të pafajshme dhe shumë të bukur, që tërbuan Beogradin dhe që ndodhën pikërisht në momentin kur në stadium u vendos himni serb. Alani dhe Glauku, dy fëmijë që shoqëronin lojtarët e Serbisë, por dhe disa të tjerë, bënë me duar simbolin e shqiponjës. Kjo mesa duket terrorizoi mediat serbe, që nuk i kursyen titujt “bombastikë”.

Të ftuar sot në “Shqipëria Live”,  dy vogëlushët treguan emocionet që përjetuan mbrëmjen e të shtunës në stadium dhe si vendosën të bënin simbolin e Shqiponjës.

“Unë u vesha vetë. U rreshtuam dhe pastaj erdhën lojtarët vetë. Ideja për të bërë shqiponjën më erdhi vetë. Do e bëja prapë po të shkoja në stadium. Sylvinho-s do i thoja që tani penalltinë ta gjuajnë Barjami, Broja ose Asllani”- tha Glauku.

“Mendova vetë ta bëja shqiponjën. U kënaqëm shumë, edhe pse u mërzitëm që nuk fituam. Rei Manajt për humbjen e penalltisë do i thosha skagjë.”- tha Alani.