Teuta vazhdon rrugën e saj në Ligën e Europës.
Skuadra durrsake ka arritur të kalojë në turin e dytë paraeliminator të Europa League, pasi fitoi pastër 2-0 ndaj Beitar Jerusalem, me gola të Krasniqit dhe Hebajt.
Një paraqitje e shkëlqyer për të besuarit e Edi Martinit, që kaluan shumë shpejt në epërsi me Krasniqin që në minutën e 6-të.
Me epërsinë minimale të të zotëve të shtëpisë u mbyll pjesa e parë, ndërsa me rikthimin në fushë pas pushimit.
Rezultati qëndroi i pandryshuar deri në minutën e 86-të, kur Hebaj vulosi fitoren e Teutës dhe kualifikimin e saj në raundin e tretë të Europa Legaue.
Kjo fitore i sjell Teutës 500 mijë euro: 240 mijë euro nga kalimi i raundit të parë dhe 260 mijë euro nga raundi i dytë i Europa League.