Ernest Muçi është ylli që i ka munguar Kombëtares gjatë kësaj kohe. Në sfidën ndaj Bjellorusisë shënoi për rezultatin 2 me 0 në fundin e pjesës së parë.
Muçi e shfrytëzoi si duhet asistimin e Elseid Hysajt, për të dërguar topin në rrjetë. Për të ëshë goli i katërt, edhe pse minutat i ka pasur me pikatore. Janë më pak se 550 minuta në 18 paraqitje.
Goli për Muçin te kuqezinjtë mungonte që nga vera e vitit 2024. Pasi dërgoi topin në rrjetë, të gjithë ishin në këmbë dhe thirrjet për të pushtuan stadiumin “Air Albania”.
