Edhe pse ishte vizitor, Marc Andre Ter Stegen ishte i vetmi futbollist që luante në shtëpi në sfidën mes Holandës dhe Gjermanisë në Johan Cruyff Arena.
Tërheqja përfundimtare e Manuel Neuer, i lejoi portierit aktual të Ajaxit që të kthehet të jetë portieri titullar i Die Mannschaft pas 473 ditësh. Ter Stegen pas një fillimi plot dyshime me Ajaxin, shkëlqeu në ndeshjen ndaj një prej vlerësuesve më të mirë të tij, Xavi Hernandez.
Në fakt gardiani gjerman bëri 9 ndërhyrje në sfidën me Holandën, disa prej të cilave shumë vendimtare; ndali një gjuajtje shumë të fortë të Gakpo në minutën e 42, ndërhyri ndaj Dumfries kur u gjet i vetëm me të në minutën e 60, ndali një gjuajtje të Meerdink në të 62, po kështu u ndihmua nga shtylla për të devijuar një gjuajtje të Meerdink dhe bëri një pritje mrekulli në një gjuajtje të Ruben Van Bommel
Një paraqitje që mahniti edhe vetë atë që dikur ka qenë shok skuadre dhe më pas trajneri i Ter Stegen te Barcelona, Xavi Hernandez. ‘Çfarë paraqitje, Ter! Thuajse humbëm për fajin tënd’-i tha trajneri i Holandës duke buzëqeshur portierit gjerman i cili iu përgjigj: ‘Ka kaluar shumë kohë, shef. Gëzohem që të shoh sërish në pankinë’.
