Çelsi ka piketuar Diego Pablo Simeonen si pasues të Antonio Kontes. Sipas “Times”, argjentinasi mbetet objektiv i parë për të marrë drejtimin e bluve të Londrës, duke parë që me shumë mundësi italiani do të mbyllë në verë eksperiencën e tij në “Stamford Bridge”, edhe pse në kontratë parashikohet qëndrimi edhe për një sezon tjetër.


Po sipas “Times”, drejtuesit e Çelsit nuk kanë ndërmend ta shkarkojnë Konten, pasi synojnë të gjejnë gjuhën e përbashkët për prishjen me konsensus të kontratës.


5 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)