Ndryshime dhe shtim të 5 stacioneve për itinerarin Parku i madh Kombëtar – Qendër
Lorina Mixha
Brenda një kohe të shkurtër në kryeqytet do të funksionojë një linjë e re transporti. Një projektvendim i bashkisë së kryeqytetit pritet të miratohet në mbledhjen e parë që do të bëjë Këshilli Bashkiak Tiranë. Përgatitjet për vendosjen e kësaj linje do të kishin filluar, por mbledhja e këshillit bashkiak që u anulua të enjten e kësaj jave, sjell dhe shtyrjen e një vendimi të tillë. Konkretisht dy projektvendime të Bashkisë së Tiranës propozojnë ngritjen e një linje të re dhe ndryshim të itinerarit dhe stacioneve për linjën Parku i Madh Kombëtar – Qendër.
Bashkia propozon ndryshimin e emërtimit Linja nr.10 “Parku i Madh Kombëtar – Qendër”, në Linja Nr.10 “Qendër – Kopshti Zoologjik (pranë parkut te Liqeni Artificial) – Qendër.
Po ashtu Drejtoria e Transportit dhe Lëvizshmërisë paraqet relacionin për shtimin e një linje për transport qytetës me emërtimin “Linja 14 Qendër – Qendra Kristal – Qendër”.
Linja 14
Kjo linjë e re do të njihet si itinerari Qendër – qendra “Kristal” – Qendër.
Në periudhën prill – tetor, orari i shërbimit do të jetë nga ora 05:00 deri në orën 23:00. Në periudhën nëntor – mars, orari shërbimit do të jetë nga ora 05.30 deri në orën 23.00
Në ditë të diel dhe festa zyrtare, orari shërbimit do të jetë nga ora 06.00 deri në orën 22.00. Stacioni i fillimit: Qendër, në afërsi të Bankës së Shqipërisë stacioni fundit: qendra “Kristal”.
Kushtet që duhet të plotësojë secili autobus i linjës janë përcaktuar në projektvendim. Për automjetet e reja nuk është kusht që duhet të jenë të prodhuara vetëm në vendet e Bashkimit Europian. 100% e mjeteve të inventarit do të jenë të pajisura me kondicionim. Estetika e jashtme e mjeteve do të jetë 100%. Estetika e brendshme e mjeteve do të jetë 100%. Kriter tjetër është që 100% e totalit të inventarit të mjeteve, do të jenë të pajisura me mjete të veçanta për invalidët.
Linja 10
Ndryshime do të pësojë edhe linja e njohur Parku i madh Kombëtar – Qendër. Duke filluar nga emërtimi, nuk do të jetë më “Parku i Madh Kombëtar – Qendër”, por në Linja Nr. 10 “Qendër – Kopshti Zoologjik (pranë parkut te Liqeni Artificial) – Qendër”.
Kështu, nga linjë me 9 stacione i shtohen edhe 5 stacione duke u bërë me 14 stacione. Në periudhën prill – tetor, orari i shërbimit do të jetë nga ora 05:00 deri në orën 23:00. Në periudhën nëntor – mars, orari shërbimit do të jetë nga ora 05.30 deri në orën 23.00. Në ditë të diel dhe festa zyrtare, orari shërbimit do të jetë nga ora 06.00 deri në orën 22.00 stacioni i fillimit qendër, në afërsi të Bankës së Shqipërisë në ora 5:30
Stacioni fundit Kopshti Zoologjik.
Nëntor – mars, orari i shërbimit do të jetë nga ora 05.30 deri në orën 23.00
Në ditë të diel dhe festa zyrtare, orari shërbimit do të jetë nga ora 06.00 deri në orën 22.00
Linja 10
Stacionet e ndalimit të autobusit do të jenë:
Stacioni Nr. 1 – Qendër (Banka e Shqipërisë).
Stacioni Nr. 2 – Kryqëzimi i rrugës “Ibrahim Rugova” me bulevardin “Gjergj Fishta”.
Stacioni Nr. 3 – Kryqëzimi i rrugës “Sami Frashëri” me rrugën “Brigada VIII”.
Stacioni Nr. 4 – Kryqëzimi i rrugës “Sami Frashëri” me rrugën “Nikolla Tupe”.
Stacioni Nr. 5 – Në rrugën “Sami Frashëri”, te Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve.
Stacioni Nr. 6 – Në rrugën “Kristo Luarasi”, te pishinat.
Stacioni Nr. 7 – Te “Kopshti Zoologjik”.
Në kthim:
Stacioni Nr. 8 – Në rrugën “Kristo Luarasi”, te pishinat.
Stacioni Nr. 9 – Në rrugën “Sami Frashëri”, te Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve.
Stacioni Nr.10 – Në rrugën “Sami Frashëri”, në afërsi të sheshit “Wilson” .
Stacioni Nr.11 – Në rrugën “Sami Frashëri”, përballë piceri “Juvenilja”.
Stacioni Nr.12 – Në bulevardin “Bajram Curri” në krah të kinema “Agimit”.
Stacioni Nr.13 – Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në krah të hotel “Dajti”.
Stacioni Nr.14 – Te hotel “Tirana International” (15-katëshi).
Linja 14
Stacionet e ndalimit
Stacionet e ndalimit të autobusit për linjën do të jenë:
Stacioni Nr. 1 – Qendër (Banka e Shqipërisë).
Stacioni Nr. 2 – Kryqëzimi i rrugës “Ibrahim Rugova” me bulevardin “Gjergj Fishta”.
Stacioni Nr.3 – Në rrugën “Sami Frashëri”, përballë piceri “Juvenilja”.
Stacioni Nr. 4 –Te sheshi “Wilson”.
Stacioni Nr.5 – Në rrugën “Medar Shtylla”, në afërsi të kryqëzimit me rrugën “Sulejman
Delvina”.
Stacioni Nr.6 – Në rrugën “Medar Shtylla”, përballë UNYT.
Stacioni Nr.7 – Te qendra “Kristal”.
Në kthim:
Stacioni Nr.8 – Në rrugën “Medar Shtylla”, përballë UNYT.
Stacioni Nr.9 – Kryqëzimi i rrugës “Medar Shtylla” me rrugën “Skënder Luarasi”.
Stacioni Nr.10 – Në rrugën “Komuna e Parisit”.
Stacioni Nr.11 – Në bulevardin “Bajram Curri”, përballë ish-ekspozitës “Shqipëria Sot”.
Stacioni Nr.12 – Në rrugën “Myslym Shyri”, pranë Drejtorisë së Policisë.
Stacioni Nr.13 – Në rrugën “Myslym Shyri”, te Lulishtja “Parku Rinia”.
Stacioni Nr.14 – Te hotel “Tirana International (15-ktëshi)”