Kupa PavaresiaKukësi është shpallur fitues i “Kupës Pavarësia” në edicionin e 8-të të saj. Ky event i përvitshëm organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit në kuadër të festës sëPavarësisë, është organizuar sot në stadiumin “Selman Stermasi” në Tiranë, me pjesëmarrjen e skuadrave të “Otrant” e Ulqinit, “Shkëndija” e Tetovës, “Prishtina” dhe “Kukësi”.


Në dy gjysmëfinalet e para Prishtina mposhti me rezultatin minimal 0-1 Otranton e Ulqinit ndërsa Kukësi mundi 1-3 ekipin e Shkëndisë së Tetovës.

Skuadra e Ernest Gjokës triumfoi në sfidën finale duke mposhtur Prishtinën me rezultatin 0-2 falë golave të realizuar nga Moriera dhe Lushtaku.


Për dy ekipet finaliste u shpërndanë medaljet, ndërsa u ndanë dhe tre çmime te tjera; për fituesin, lojtarin më të mirë të turneut dhe skuadrën “Fair-Play”.


Çmimet e eventit:


Fituese e “Kupës Pavarësia” – KF KUKËSI


Lojtari më i mirë i Turneut – Gentrit Bejgolli (FC PRISHTINA)


Skuadra “Fair – Play” – Shkëndija e Tetovës


28 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)