Kosova pësoi humbjen e pestë radhazi në eliminatoret e Botërorit, këtë radhë me reziltatin 1-4 ndaj Turqisë në “Loro Borici”. Skuadra e Fatyih Terim u tregua cinike përballë skuadrës së Bunjakit, duke marrë një fitore të merituar në impiantin e Shkodrës, aty ku mbështetja e tifozëve të Kosovës nuk ishte ajo e pritshmja.
Që në minutën e shtatë të takimit Kaldirim krosoi saktë në qendër për Volkan Shen, i cili devijoi saktë me kokë duke mos i dhënë asnjë shans portierit Samir Ujkani.
Reagimi i Kosovës ishte i menjëhershëm, pasi Amir Rrahmani barazoi rezultatin me një goditje të bukur më kokë, pas krosimit të Valon Berishës nga këndi.
Në minutën e 31-të Ynder përfitoi nga vendosja e gabuar e mbrojtjes së vendasve, duke kakluar për herë të dytë në avantazh Turqinë.
Shtatë minuta nga fillimi i pjesës së dytë Bunjaki detyrohet të zëvendësojë Ujkanin me Nurkovic, ndërsa Zeneli ia la vendin Bernard Berishës.
Gjithsesi Turqia shënoi golin e qetësisë me Byrak Ylmaz, duke përfituar nga problemet e Kosovës në qendër të mbrojtjes.
Tufan në të 82-tën i dha goditjen përfundomtare përfaqësueses kosovare, serish duke carë në qendër të prapavijës.
Kartoni i dytë i verdhë për Bernard Berishën shuajti cdo shpresë të Kosovës për rezultat pozitiv, ndaj një kundërshtari të fortë që është pretendent për vendin e parë në Grupin I. Kosova mbetet në vendin e fundit me vetëm një pikë, aq sa ka edhe Finlanda, por me golaverazh më të dobët.
11 qershor 2017 (gazeta-Shqip.com)