Kombëtarja e Shqipërisë ka mbyllur sot përgatitjet në prag të sfidës me Ukrainën. Lajmi i fundit është mungesa e Ardian Ismajlit, që ka ndjerë shqetësim muskulor në muskujt e kofshës së majtë.
“Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se mbrojtësi Ardian Ismajli nuk është stërvitur sot për shkak të një shqetësimi muskulor në muskujt e kofshës së majtë. Pas konsultave me stafin mjekësor u konkludua se Ismajli nuk mund të rikuperohet për ndeshjen e nesërme dhe humb kështu miqësoren me Ukrainën”, shkruhet në njoftimin e FSHF-së.
Më parë është njoftuar për largimet e Arlind Ajetit, Ylber Ramadanit dhe Ernest Muçit.




