3 vite e gjysmë pas rikthimit të tij, Fernando Torres do të largohet sërish nga Atletico e Madridit.
El Nino ka konfirmuar lamtumirën e tij në fund të këtij sezoni. Lajmi qarkullonte prej kohësh por për të zyrtarizuar gjithçka ka menduar vetë bomberi spanjoll i cili ka dalë në një konferencë për shtyp në të cilën ka sqaruar të ardhmen e tij.
Torres kontrata e të cilit me Atleticon skadon në verë në fjalën e tij ka falenderuar tifozët për mbështetjen dhe përkrahjen që i kanë dhënë gjatë këtyre viteve. E ardhmja e ish sulmuesit të kombëtares spanjolle me shumë gjasa do të jetë në kampionatin kinez ose në Major League Soccer të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
9 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)