Lajm tragjik për botën e futbollit, Viktor Udoh, ish-futbollisti nigerian, ndërroi jetë sot në vendin e tij të lindjes në moshën 21 vjeç.
Sipas raportimeve të mediave lokale, futbollisti ndodhej në Abuja, kryeqytetin e Nigerisë, ku kishte dalë me miqtë një natë para incidentit. Të nesërmen në mëngjes, ai u gjet pa shenja jete .Dyshohet se shkaku i vdekjes mund të ketë qenë helmimi nga ushqimi ose pijet, megjithëse autoritetet pritet të zbardhin plotësisht rrethanat e ngjarjes.
Udoh mbërriti në Belgjikë në vitin 2023, duke nënshkruar me Antverp. Sulmuesi i krahut të majtë fillimisht spikati në ekipin rezervë, për të cilin shënoi dymbëdhjetë gola, përpara se të vendosej në ekipin e parë. Udoh më pas bëri 28 paraqitje për kampionët belgë të sezonit 2022/23 dhe, në vitin 2025, u transferua te Southampton në Angli, por nuk arriti ta afirmojë veten.
Vetëm gjashtë muaj më vonë, ai u transferua si lojtar i lirë te Ceske Budejovice në Republikën Çeke, ku shënoi dy gola në tre ndeshje për ekipin B.
