Një lajm tragjik për botën e futbollit vjen nga Gjermania, teksa një ish-futbollist i Bayren Munchen ka ndërruar jetë.

Viktima është lojtari kinez Guo Jiaxuan, i cili ka ndërruar jetë vetëm pak orë para ditëlindjes së tij të 19. I riu, i cili është aktivizuar me Bayren Munchen me skuadrën e moshave U-17, ishte në koma që prej 6 shkurtit pasi kishte marrë një dëmtim të rëndë në stërvitje. Ai po aktivizohej me klubin spanjoll RC Alcobendas në Madrid dhe gjatë një ndeshjeje stërvitjeje me ekipin kinez, Beijing Football Association, ai u godit në kokë.

Sipas mjekëve, gjendja e tij kishte ardhur duke u rënduar gjatë ditëve të fundit dhe nuk mund të bëhej më gjë për ta shpëtuar.