Futbollisti i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Stefan Ashkovski, ka rrëfyer një histori tronditëse të përjetuar gjatë kohës që ndodhej në Iran, në mes të një konflikti të përgjakshëm. Në një intervistë ekskluzive për Sport1.mk, ai ka shpërndarë momentet dramatike që kaloi, mes shpërthimeve, kaosit dhe kufijve të mbyllur.
Ashkovski tregon se për tre ditë me radhë mbeti pa ushqim dhe ujë, ndërsa rreth tij fluturuan bombat. “Isha vetëm në mes të luftës. Situata ishte e frikshme, me shpërthime, rrënoja dhe panik kudo”, ka thënë ai. Futbollisti ka përshkruar ngjarjen si një periudhë të jashtëzakonshme pasigurie, ku çdo moment mund të ishte fatal.
Në këtë situatë të tensionuar, ndihma erdhi nga ish-shoku i tij i ekipit, Jasir Asani, i cili gjithashtu luan në Iran. Ashkovski ka theksuar se pa ndihmën e Asanit, nuk e di se si do të përfundonte gjithë kjo periudhë kaosi. “Asani më shpëtoi. Pa të, nuk e di si do të përfundonte gjithçka”, shprehet ai.
Pavarësisht përpjekjeve për të dalë nga zona e konfliktit, Ashkovski thotë se u ndje i braktisur nga disa persona brenda klubit iranian Persepolis F.C. Ai pretendon se nuk mori mbështetjen e nevojshme, pavarësisht se ndodhej në një situatë shumë të rrezikshme. Futbollisti shprehet se ky ndjenjë i ka lënë një shije të hidhur dhe e ka bërë të ndjehet vetëm dhe i pambrojtur.
