Kombëtarja e Spanjës është shumë pranë finales së Kupës së Botës, pasi ka dyfishuar rezultatin ndaj Francës në gjysmëfinale.
Pas epërsisë së krijuar në pjesën e parë me golin e Mikel Oyarzabal nga pika e bardhë e penalltisë, spanjollët goditën sërish në minutën e 58-të. Ishte Pedro Porro ai që realizoi për 2:0, duke lënë të shtangur “Gjelat” e drejtuar nga Didier Deschamps.
Spanja ka dominuar takimin dhe ka shfrytëzuar në maksimum rastet e krijuara, ndërsa Franca vazhdon të ketë vështirësi për të gjetur reagimin ndaj lojës së organizuar të iberikëve.
