Inter Miami e pagoi me gjobë për mbrojtjen e tepërt… të Yasin Cheukos, truprojës së Lionel Messit, i cili hyri në fushë pas përfundimit të ndeshjes me Atlas, duke shkaktuar ndërhyrjen e Komitetit Disiplinor të Kupës së Ligës

Konkretisht, Cheuko hyri në fushë pa akreditim zyrtar, me qëllim largimin e lojtarëve nga Atlasi meksikan që iu afruan Leo Messit, pas një incidenti verbal që shpërtheu në qendër të fushës. Reagimi i tij u konsiderua i tepruar, pasi ai i shtyu lojtarët e ekipit kundërshtar, gjë që shkaktoi reagime.

Incidenti ndodhi të mërkurën, pas fitores 2-1 të Inter Miami ndaj Atlas. Pamjet video treguan disa lojtarë të mbledhur në mes të fushës, dhe Cheuko, i cili mbante veshur një fanelë të zezë të Inter Miami, ndërhyri për të shpërndarë përleshjen.

Komiteti Disiplinor i turneut njoftoi dënimin e Cheukos me pezullim deri në fund të Kupës së Ligës 2025 (31 gusht), si dhe një gjobë për Inter Miamin, pa zbuluar shumën.

Lojtarët e Atlasit protestuan fuqishëm kundër përfshirjes së Ceukos. Mbrojtësi Mateus Doria i tha ESPN:
“Ne e kuptojmë që truproja është aty për të mbrojtur Messin nga një pushtim i mundshëm nga tifozët.

Megjithatë, ai nuk ka autoritet për të ndërhyrë midis lojtarëve. Ka rregulla dhe ato duhet të respektohen.”
Vlen të përmendet se Ceukos i ishte ndaluar stoli i Inter Miami gjatë ndeshjeve të MLS që nga prilli, megjithëse ai mbetet një punonjës i ekipit.