Ndeshja Juventus-Napoli nuk ka kaluar dhe aq e qetë sepse shumë detaje nuk dolën menjëherë në media, por drejtuesit e stolit bardhezi nuk e pritën aspak mirë golin e minutave shtesë në “Juventus Stadium”.
“Tullac m… do të të ha zemrën”- i tha zv.trajneri i Marco Landucci i bardhezinjve teknikut Luciano Spalleti, ndërsa ngjarja është regjistruar nga delegati i ndeshjes që e ka referuar në federatë.
Ndihmësi i trajnerit të bardhezinjve, Marco Landucci u dënua me 5 mijë euro gjobë dhe 1 ndeshje skualifikim, pasi në tunelin e stadiumit i është drejtuar trajnerit rival me tonë ofensive dhe kërcënuese.
Gazeta ‘La Stampa’ zbulon se gjithçka është parë nga afër nga autoritetet, pranë dhomave të zhveshjes dhe se Spalletti nuk ka reaguar ndaj fyerjes, pavarësisht se “të dy e kanë gjetur veten rreth një metër larg njëri-tjetrit”.
Ndërkohë, në fund të ndeshjes edhe Massimiliano Allegri iu drejtua me fraza ironike pankinës së Napolit, duke u kujtuar se janë thjesht te festa për titullin e tretë.